“Mikpritja shqiptare”, artistja nga Kuvajti çel ekspozitën me fotografi

106

Rreth 40 fotografi të artistes nga Kuvajti Ebtisam Al-Houti që pasqyrojnë traditën e mikpritjes së shqiptarëve, veshjen tradicionale dhe historinë e qyteteve, janë ekspozuar në Muzeun Kombëtar.

“Shqipëria, Buzëqeshja e ndritur e mikpritjes” është çelur me rastin e 50 vjetorit të lidhjeve diplomatike mes Kuvajtit dhe Shqipërisë.

Fotografitë tregojnë se si njerëz ruajnë lidhjet familjare, sa bujarë dhe mikpritës janë dhe se ata dinë se si të bashkëjetojnë në paqe me grupet e ndryshme të shoqërisë.

“Vihet re shumë qartë që shumica e njerëzve në Shqipëri pavarësisht krahinës dhe fesë që i përkasin, e trajtojnë mikun me nder dhe respekt. E presin mikun duke respektuar natyrën e tij. Ata dinë të gërshetojnë modestinë me mikpritjen dhe kam një ndjesi pozitive se këtë e bëjnë me pastërtinë e zemrës, ashtu sic thotë shprehja popullore “Buke e kripë e zemër të bardhë”