Minerali i domosdoshëm për trupin e njeriut, ja ushqimet e pasura me kalium

29

Kaliumi është një mineral shumë i rëndësishëm për trupin e njeriut, pasi merr pjesë në tkurrjen e muskujve, përfshirë atë të zemrës, ndihmon në rregullimin e ekuilibrit të lëngjeve dhe mineraleve brenda dhe jashtë qelizave dhe ndihmon në ruajtjen e presionit normal të gjakut, shkruan faqja e internetit ”Il Giornale”.

Shumë njerëz hanë banane, por ato nuk janë ushqimi i vetëm që siguron këtë mineral të çmuar.

Avokado, për shembull, është një frut i pasur me yndyra të pangopura, fibra, vitamina dhe minerale, përfshirë kaliumin.

Patatet e ëmbla ose patatet amerikane, përveç karbohidrateve, fibrave dhe vitaminës A gjithashtu sigurojnë sasi të mira të kaliumit.

Perimet jeshile me gjethe, veçanërisht spinaqi, janë burime të tjera të shkëlqyera të kaliumit.

Kush mund t’i rezistojë shalqirit gjatë verës?

Një frut i shijshëm dhe freskues, me një përmbajtje të lartë uji, por edhe mineralesh, përfshirë kalium dhe magnez, dhe vitamina A dhe C.

Midis frutave të pasura me kalium, ne kujtojmë edhe shegën, së cilës i janë atribuar kapacitete të forta antioksiduese pasi përmban vitamina, fruktozë, kripëra minerale.