Ministri Klosi: Punësim dhe riintegrim për gratë e burgosura që përfitojnë nga amnistia

284

nazime-visha

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi dhe ajo e Shtetit, Ermonela Felaj janë takuar me të burgosurat e burgut të grave. Z. Klosi i njohu ato me vendimin e qeverisë për amnisti, ku një pjesë e mirë e përfitueseve janë gra. Ministri Klosi premtoi punësim të burgosura që do të përfitojnë nga amnistia.

Gjithashtu, ministri tha se bashkë me bashkitë do të bëhet e mundur që kësaj kategorie tu sigurohen banesa sociale. Për të dënuarat që përfitojnë nga amnistia ai ndau dhe byzylykun me simbolin e fushatës kundër dhunës për këtë vit, “Unë zgjedh të jetoj pa dhunë”.

Burimi: Top Channel