Miratohet bursa, nga 1 mijë dollarë për 260 ekselentët që kanë zgjedhur Mësuesinë

175

Bursën prej 1 mijë dollarësh do ta përfitojnë 260 maturantë ekselentë që kanë zgjedhur mësuesinë. Ata do të përjashtohen dhe nga tarifa e studimeve dhe nëse mbesin me rezultate të larta, do ta marrin këtë shumë përgjatë gjithë viteve të studimit.

Nga 3 mijë e 700 maturantë që zgjodhën degën e mësuesisë vetëm 260 rezultojnë ekselentë me notën mesatare mbi nëntë.

Janë pikërisht këta studentë që do të përfitojnë nga bursa prej 1 mijë dollarësh, shumë të cilën do ta marrin të ndarë në disa muaj, madje ata përjashtohen nga tarifa e studimit.