Miratohet fondi shtesë prej 400 milionë lekësh në mbeshtetje të fermerëve

12

Në aktin Normativ për ndryshime në buxhetin e vitit 2020 qeveria ka alokuar një fond shtesë prej 400 milionë lekësh për skemën e fermerëve.

Sipas relacionit shoqërues të këtij aktit Normativ për ndryshimet në buxhet fondi shtesë i alokuar bëhet për shkak të tejkalimit të pritshërive të ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për aplikimet e vitit 2020.

Fondi i parashikuar në Skemën Kombëtare 2020 ishte 743,9 milionë lekë dhe adreson financim të drejtpërdrejtë të fermerëve për 7 sektorë: blegtori, bletari, çmimin e plastmasit, shtimin e sipërfaqeve të mbjella me bimë mjekësore dhe aromatike, certifikimin e produkteve bujqësore, fermave organike, si dhe diversifikimin e aktiviteteve ekonomike në zonat rurale.

Fermerët aplikuan në Skemën Kombëtare 2020, për herë të parë këtë vit përmes portalit e-Albania, me zero dokumente