Skadimi i kartave të identitetit dhe dyndja ne sportele para zgjedhjeve vendore, ka detyruar qeverinë që të ndryshojë ligjin për letërnjoftimet elektronike.
Projektligji është miratuar në mbledhjen e sotme të qeverisë dhe parashikon shtyrjen e afatit të kartave të identitetit që janë dhënë në vitin 2009.
Konkretisht sipas ndryshimit, të gjitha kartat e identitetit që janë dhënë nga datat 9 shkurt 2009 deri në datën 31 dhjetor 2009 do të jenë të vlefshme deri në datën 31 dhjetor 2019 duke ia shtyrë vlefshmërinë edhe për disa muaj.