Miratohet rindërtimi i murit lindor të kalasë së Shkodrës

27

Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektin e restaurimit e ringritjen e murit lindor dhe restaurimi i murit ndarës midis oborrit të parë dhe të dytë, në anën lindore të Kalasë së Shkodrës.

Projekti i hartuar nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër parashikon ndërhyrje konservuese dhe restauruese në njërin prej mureve dhe ringritje në tjetrin.

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore mirëpret çdo bashkëpunim dhe mbështetje që kontribuon në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore.

Kalaja e Shkodrës që mban emrin Rozafat është një monument mijëvjeçar i ngritur mbi një kodër shkëmbore në hyrje të qytetit të Shkodrës, në juglindje të tij.

Qëndron mbi një kodër shkëmbore 130 metra mbi nivelin e detit, e rrethuar nga lumi Buna e Drin, me një sipërfaqe prej gati 9 hektarësh.