Miratohet shpërblimi 10 mijë punonjës dhe ish-punonjës të transportit publik, ja sa lekë përfitojnë

153

10 mijë punonjës dhe ish punonjës të transportit publik qytetas, ndërqytetës dhe të shërbimit taksi, do të marrin 10 mijë lekë ndihmë në prag të festave.

Pak ditë para festave, këshilli i Ministrave ka miratuar bonusin, ndërsa është miratuar gjithashtu shtesa për 420 paga lufte për punonjësit dhe ish-punonjësit e këtij sektori.

“Një tjetër akt solidariteti në prag të festave të fundvitit nga DPSHTRR – MIE për sektorin e Transportit Rrugor të Udhëtarëve, më i godituri nga Pandemia!

DPSHTRR vuri në dispozicion të Qeverisë Shqiptare fondin vjetor të bonusit nga realizimi i bilancit të 2019-ës si ent, për tua shpërndarë 10,000 individëve për Vitin e Ri! Akti i tretë sivjet nga DPSHTRR!

U miratua sot VKM për Ndihmën Solidare në vlerën 10,000 Lekë për secilin nga 10,000 të punësuarit dhe ish-të punësuarit në vitin 2020 në subjektet e transportit publik, qytetas, ndërqytetës dhe shërbim taksi, që do kalojë direkt në numrat e llogarive bankare sipas listës dhe brenda Dhjetorit 2020!

U miratua gjithashtu edhe shtesa për 420 Paga Lufte (26,000 Lekë) për punonjësit dhe ish-punonjësit në subjektet e transportit publik, qytetas dhe ndërqytetës të cilët nuk mundën ta përfitonin te Paketa e Qershorit (financuar po nga DPSHTRR)!

PS: në ditët në vijim detajet teknike!”.