Miratohet vendimi/ Nga 1 prilli rriten pensionet, sa përfitojnë

912

Nga 1 prilli të gjitha kategoritë e pensioneve rriten me 3.3 %. Nga vendimi për indeksimin e pensioneve, miratuar në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave përfitojnë të gjitha kategoritë e pensionistëve.

Kjo masë përfitimi i shtohet Paketës së Rezistencës Sociale nga e cila 576 mijë persona përfitojnë një bonus prej 3 mijë lekësh.

Paketa e Rezistencës Sociale subvencionon edhe çmimin e energjisë për të gjithë qytetarët, mbështet me 500 milionë lekë fermerët për të përfituar naftën pa taksa, si dhe transportin publik për të mbajtur të palëvizur çmimin e biletës.