Miratohet vendimi/ Pakoja e Vitit të Ri, 50 dollarë për pensionistët

101

Pensionistët do kenë mundësinë t’u gëzohen këtyre festave dhe të shijojnë me familjet e tyre ushqimet te veçanta.

Qeveria ka miratuar vendimin për pensionistët, të cilët do të marrin 50 Dollarë shpërblim për festat e fundvitit.

Gjithashtu, qeveria ka miratuar edhe çekun e bebeve që do lindin në vitin 2019. Është vendosur që për fëmijën e parë të jepen 400 Dollarë, për të dytin 800 Dollarë, ndërsa për të tretin 1200 Dollarë.

Përgatiti PO.AL