Miratohet vendimi/ Rriten pensionet dhe paga minimale, shuma dhe përfituesit

205

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për rritjen e pagës minimale dhe rritjen e pensioneve.

Vendimi i qeverisë ka të bëjë me indeksimin e pensioneve në nivelin 6%, ndërsa është miratuar rritja e pagës minimale në nivelin 34 mijë lekë, nga 32 mijë lekë që ishte më parë

Nga ky vendim përfitojnë të gjitha kategoritë e pensionistëve, rreth 678 mijë pensionistë në të gjithë vendin. Ndërsa nga rritja e pages minimale, janë 200 mijë të punësuar që përfitojnë nga vendimi i sotëm i qeverisë.