Mirëmbajtja e rrugëve, aplikacion online për të raportuar problemet

121

Autoriteti Rrugor Shqiptar po përgatitet për të ngritur një njësi shtetërore, e cila do të menaxhojë sistemin e pagesave në rrugë me qellim që mos t’i lihet në dorë vetëm kompanive private.

Ministria e Infrastrukturës prezantoi një aplikacion për smartphone ku qytetarët mund të raportojnë në kohë reale, për problemit me mirëmbajtjen e rrugëve dhe sigurinë rrugore. Synimi është që të ndërhyhet sa më shpejt nga kompanitë që kanë marrë kontratat e mirëmbajtjes.

Në katër vitet e fundit në Shqipëri ka shpenzuar rreth 22 milionë dollarë për mirëmbajtjen e rrugëve, ndërkohë nga 2017 deri ne 2022 janë parashikuar 200 milionë dollarë për mirëmbajtjen e rreth 1500 km rrugë.