Punonjësit e mirëmbajtjes po kujdesen çdo ditë për përgatitjen e parqeve arkeologjike dhe aseteve të trashëgimisë tonë kulturore për të mirëpritur vizitorët në sezonin e ri turistik.
Në qytetin antik të Butrintit punonjësit po kujdesen për mirëmbajtjen e përditshme të monumenteve që ka ky vend.
Puna e tyre është përqendruar në pastrimin e monumenteve, sistemimin e terrenit përreth tyre si dhe trajtimin me herbicid për tharjen graduale të vegjetacionit të ulët mbi strukturat e mureve dhe dyshemeve me mozaik.