Mjafton 10 minuta ecje në ditë për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës

172

Të ecësh për rreth 10 minuta çdo ditë ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare te të rriturit në të 60-at e tyre sipas një studimi të kryer kohët e fundit.

Studiuesit thonë se një aktivitet i lehtë fizik i përditshëm ul inflamacionin në gjak, mpiksjen e gjakut dhe kolesterolin, që janë dhe shkaktarët e sëmundjeve kardiovaskulare, sidomos te femrat.

Studimi i kryer nga Universiteti i Bristolit tregon se çelësi për të reduktuar rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare është përmirësimi i funksionit të venave të gjakut.

Në këtë studim morën pjesë më shumë se 1,600 persona vullnetarë të moshave 60 dhe 64 vjeç të cilëve ju vendosën sensorë për zemrën për 5 ditë me rradhë të cilët treguan rolin që luante aktiviteti fizik si kopështaria ose ecja e ngadaltë në lidhje me sëmundjet kardiovaskulare.