Mjekët e QSUT-së shpëtojnë foshnjën 11-ditëshe

122

Mjekët e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” kanë kryer një operacion të rrallë.

Falë ndërhyrjes së mjekëve u arrit të shpëtohej një foshnje vetëm 11-ditëshe nga një keqformim i palcës së kurrizit.

”Rezonanca e re në neurokirurgji, bëri të mundur identifikimin e keqformimit të rrallë dhe me profesionalizmin e ekipit multidisiplinar të mjekëve të QSUT, foshnja sot gëzon shëndet të plotë”- shprehet ministrja Manastirliu.