Mjekët e Spitalit të Traumës realizojnë me sukses ndërhyrjen delikate

184

Në shërbimin e Neurokirurgjisë në Spitalin Universitar të Traumës u krye sot me sukses një ndërhyrje kirurgjikale miniinvazive në shtyllë kurrizore.

Spitali i Universitar i Traumës bëri të ditur sot se ndërhyrja u krye në perfeksionin më të imtësishëm falë aparaturave më të fundit dhe stafit të këtij spitali.

Në kryerjen e këtij operacioni mori pjesë ekipi i palodhur i shërbimit të Neurokirurgjisë dr. shk. Fatos Olldashi shef Shërbimi i Neurokirurgjisë, dr. Nirian Bendo neurokirurg, dr. Ardit Kuqi anestezist, Flutura Balla ndihmësanesteziste, Sokol Xhafaj instrumentar dhe Elsa Agalliu instrumentare.