Mjekët që realizojnë me sukses shërbimin e trombolizës intravenoze

33

Në spitalin e Shkodrës po kryhet me sukses shërbimi i trombolizës intravenoze, duke shpëtuar jetë. Ministria e Shëndetësisë raporton se 21 pacientët e parë janë trajtuar me sukses nga ekipi i drejtuar nga dr. Dhurata Uruçi, me dr. Genc Nurja, dr. Zhan Kaçulini, dr. Glen Halili.

Në shërbimin e neurologjisë diagnostikohen dhe trajtohen sëmundjet që prekin sistemin nervor qendror dhe periferik. Gjithashtu edhe sëmundje si epilepsia, Parkinson, aksidentet vaskulare, traumat e kokës, radikulopatitë, çrregullimet e gjumit, sëmundjet neurovaskulare etj.

Neurologjia përbëhet nga klinika e neurologjisë, ambientet e reanimacionit të neurologjisë dhe dhoma e EEG.

Së fundmi një ndërhyrje delikate në zemër me metodën miniinvazive është kryer me sukses nga stafi i hemodinamikës në spitalin rajonal të Shkodrës, duke i shpëtuar jetën një 72-vjeçari që kishte kryer bajpasin disa vite më parë.

Banorët e veriut të vendit, tashmë po marrin shërbimin në Qendrën e Hemodinamikës në Shkodër, pa pasur nevojë të vijnë në Tiranë.