Mjekët shqiptarë i shpëtojnë jetën pushueses italiane, ja mesazhi i 23-vjeçares

55

Sabrina, një vajzë 23-vjeçare nga Italia, teksa po pushonte në Shqipëri, i mbijetoi një emergjence shëndetësore madhore falë bluzave të bardha.

Pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Sarandës, e reja u operua dhe trajtua në Maternitetin “Koço Gliozheni” dhe sot gëzon shëndet të plotë, gati për të dalë nga spitali me mbresat më të mira nga shërbimi shëndetësor shqiptar dr. Arian Shtylla, dr. Bori Zeneli, dr. Nikoleta Xhavara dhe dr. Julia Bleta.

“Isha me të vërtetë e frikësuar, sepse isha larg shtëpisë, por jam pritur shumë mirë këtu nga infermierët dhe mjeku që më ka kuruar dhe operuar. Nuk jam ndjerë aspak si larg shtëpisë edhe pse nuk i kisha prindërit afër. Jam mirënjohëse ndaj të gjithëve që më kanë ndihmuar dhe më kanë qëndruar pranë në këto ditë. Vërtet faleminderit të gjithëve!”, u shpreh Sabrina.