Mjekët specializantë: Dyfishimi i pagave, rritje që na motivon

12

Rritja historike e pagave është ndjerë edhe tek specializantët e Mjekësisë, të cilët aktualisht paguhen sa 80 % e pagës së mjekut specialist.

Mjekët e rinj janë shprehur entuziastë për rritjen e fundit të pagave, teksa kanë nënvizuar se ndjehen të motivuar për të punuar në vendin tonë.

“E kam nisur specializimin në vitin 2020 me një pagë sa gjysma e asaj page që mora këtë muaj, ndihem shumë e vlerësuar dhe e motivuar”, tha dr. Enida Avdolli, specializante për  Obstetri-Gjinekologji pranë maternitetit “Koço Gliozheni”.

“E mora pagën e rritur këtë muaj dhe ky është një gëzim i madh për mua dhe familjen time”, tha Lorena Hysi, specializante pranë maternitetit “Koço Gliozheni”.

Dr. Jon Cani, specializant pranë maternitetit ” Mbretëresha Geraldinë” theksoi se “rritja e rrogës na motivon shumë për të arritur objektiva të reja, falënderojmë qeverinë dhe Ministrinë që kjo gjë ndodhi më në fund”.

“Paga e re që sapo morëm është vlerësimi më i madh që na është bërë në këto 3 vite”, tha Ersila Dedja, specializante pranë maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”.

“Jam shumë e kënaqur me rritjen e pagave që na është bërë”, tha dr. Ermioni Eirini Prifti, specializante pranë Spitalit Pediatrik në QSUT.

Mjekët specializantë në kontratë të mbuluar me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale aktualisht paguhen 1000 euro në muaj.

/ata.gov.al