Rruga drejt suksesit nuk është asnjëherë e lehtë, por me punë, mund të bëhet gjithçka.
Pa dyshim që Linda Ciu kaloi nëpër shumë sfida, por ajo ia doli të realizojë ëndrrën e saj. Ajo tani është mjekja shqiptare e pediatrisë që ka zhvilluar karrierën në SHBA, ndërsa më herët ishte doktorante në Universitetin e Tiranës.
Doktoresha Linda Ciu karakterizohet nga inteligjenca dhe perulesia dhe pacientët e saj janë shprehur se ata janë të mahnitur nga profesionalizmi dhe kompetenca e saj dhe kujdesi i ngrohtë, personal që ajo ofron për fëmijët e tyre.
Mjekja shqiptare prej shumë vitesh po zhvillon karrierën e saj në Nju-Jork, SHBA. Angazhimi i saj profesional gjatë këtyre viteve është fokusuar në shërbimin e urgjencës.
Këto karakteristika bëjnë që kolegët dhe pacientët e saj në Shqipëri të vazhdojnë t’i drejtohen asaj, qoftë në zyrën e saj në Shtetet e Bashkuara, gjatë vizitave të saj vjetore në vendlindje, përmes Skype, ose burimeve të tjera virtuale.