Mjet hibrid ‘aeroplan-tren”, prezantohet mjeti i ri për udhëtime me 1000 km në orë

77

Një kompani me bazë në Kanada prezantoi projektin e saj ambicioz për ndërtimin e një mjeti udhëtues që i përngjan shumë një treni, i cili do të udhëtojë me shpejtësi deri në 1000 km në orë.

Një maket i “FluxJet” u prezantua nga kompania TransPod në Toronto, dhe për shumë njerëz ky mjet hibrid ‘aeroplan-tren”, mund të jetë e ardhmja e udhëtimeve për njerëzimin.

Shpejtësia e madhe bazohet në parimin e ngjashëm me konceptin “hyperloop” i bërë të famshëm nga sipërmarrësi amerikan Elon Musk. FluxJet do të lëvizet me shpejtësi të lartë në një tub të mbrojtur duke përdorur teknologjinë inovatorët të “fluksit të fshehtë”

Vagonët ngrihen ‘në ajër’ në mënyrë magnetike dhe tubat e vakumit i lejojnë ata të udhëtojnë me shpejtësi të madhe.

Faza e parë e propozuar e asaj që vlerësohet të jetë një projekt infrastrukturor prej 18 miliardë dollarësh do të lidhë qytetet kanadeze të Calgary dhe Edmonton.