Modë/ Kombinimet floreale për pranverë 2019

83

Stina më e përshtatshme për të veshur lule është pikërisht pranvera. Por duhet kujdes pasi printet e luleve në veshje duhet të jenë të kombinuara me stil në mënyrë që të mos gaboni dhe të dukeni pa gusto.

Sigurisht mund të kombinoni stile apo printe të ndryshme por jo të miksoni printe lulesh me njëra-tjetrën. Mjafton vetëm një veshje apo aksesorë të jetë me lule dhe kështu jeni të sigurta që do të dukeni shumë bukur dhe të veshura plot stil.

Printet florale dhe për sezonin e ri pranverë-verë 2019 janë të larmishme duke nisur që nga fustanet e mbrëmjeve e deri tek veshjet e pambukut për përditshmëri.

Fustanet, këmishat madje dhe pantallonat me stil floreal i japin veshjes një pamje femërore dhe elegante ku gjithashtu mund të kombinohen me atlete, e deri tek sandalet me taka për mbrëmje të veçanta pranverore.

Stilistët sugjerojnë pesë kombinime ideale për pranverën për printet floreale ku nuk mungojnë kombinimet e fustaneve të gjata me lule me xhaketë xhins e deri tek aksesorët floreal, siç janë kapelet dhe çantat, të cilat duhet të kombinohen me veshje njëngjyrëshe.