Modele pozitive/ I kthyer nga emigrimi, 30-vjeçari që ka mbjellur dy hektarë domate në Lushnje

116

Andi Balla nga fshati Karbunarë i Lushnjes, u kthye në Shqipëri vetëm 4 vite më parë dhe sot ka ngritur një serë model.

30-vjeçari, në rreth 2 hektarë serra kultivon domate, hibride të ndryshme. Andi dhe i vëllai punojnë me përkushtim në bujqësi dhe madje punësojnë edhe persona të tjerë.

Eksportet bujqësore u rritën me 10 milionë dollarë në tre muajt e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Një shembull frymëzues.

Në totalin e eksporteve, kryesojnë perimet e freskëta të serrave nga zona të ndryshme të vendit, bimët aromatike mjekësore dhe frutat.

Sot Shqipëria eksporton në 85 shtete të ndryshme të botës. Sipas MBZHR, nëse në vitin 2013 kishte gati 100 milionë dollarë eksporte bujqësore, sot eksportet janë rritur në 400 milionë dollarë dhe synohet zgjerimi i mëtejshëm i tyre në të ardhmen.