Modele që frymëzojnë/ Emirjoni, fermeri 35 vjeçar me 8 dynym serra

18

Bujqësia është kthyer në biznes fitimprurës dhe po thith gjthnjë e më shumë vëmendjen e fermerëve të rinj, që rrisin sipërfaqen e tokës së punuar, duke nxjerrë prej saj fryte të prodhimeve të freskëta bujqësore që përmbushin nevojat e tregut vendas, por edhe për eksport.

Krahas shumë fermerëve të zonës është edhe Emirjon Kruti një nga kultivuesit e karotave në Divjakë.

Emirjoni tregon me pasion për punën e tij si fermer dhe u shpreh optimist për mbështetjen që ofron Skema Kombëtare për financimin 50 % të zëvendësimit të plastmasit në serra.

“Unë jam 35 vjeç dhe baba i dy fëmijëve. Jam optimist për të ardhmen dhe punën e sektorit. Kam 15 vite që jam angazhuar në këtë fushë dhe çdo vit mendoj për zgjerimin e sipërfaqeve”, – u shpreh Emirjoni.

Kryesisht në tokat e tij ai mbjell perime, mes të cilave edhe karotën.

“Së fundmi kam ndërtuar 8 dynymë serrë, të mbjella me lakrën e pranverës, të cilën e tregtoj në pikat e grumbullimit.”, – tha ai.