Në majë të Botës dhe medalje ari për mundjen shqiptare. Zelihmkan Abakarov fiton në finalen e madhe, duke munduar amerikanin Thomas Patrick Gilman dhe valëvitur flamurin kuqezi në mes të Beogradit. Çeçeni i natyralizuar si shqiptar triumfoi në finalen deri në 57 kg ndaj rivalit amerikan, Thomas Gilman, me rezultatin 7-2.
Mundësi shqiptar dominon në çdo sekondë të ndeshjes, duke e merituar plotësisht medaljen e artë e duke u shpallur kampion Bote në peshën 57 kg.
E jashtëzakonshme, sepse për herë të parë në mundje, një sportist shpallet kampion Bote për Shqipërinë.
Ky është rezultati më i madh për sportin shqiptar dhe vjen vetëm pak javë pasi Luiza Gega u shpall kampione e Europës.