Monitorimi/ Shtohet numri i pelikanëve në Liqenin e Prespës

12

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura tha sot se numri i pelikanëve në liqenin e Prespës së Madhe po shtohet.

Stafi i ADZM Korçë, PPNEA dhe Projekti i Rezervës së Biosferës Ndërkufitare Prespa kryen numërimin (censusin ) e Pelikanit. Ky aktivitet kryhet në kuadër të planit për monitorim të vazhdueshëm të Pelikanit Kaçurrel si një ndër speciet me rëndësi të veçantë.

“Në censin e fundit, në qershor bërë nga ADZM, Korçë dhe PPNE në Prespën shqiptare u numëruan 432 pelikanë, prej të cilëve 402 ishin të llojit kaçurrel dhe 30 pelikanë të llojit tjetër dhe ky numër vazhdon të rritet”, njoftoi AKZM

Mrekullitë e liqenit të Prespës së Madhe nuk kanë të sosur.

Ky liqen akullnajor është i rrethuar nga druri i vanjës, i cili reziston pa u dëmtuar si material drusor mbi 500 vite. Dhe qershia mbi tortë e Prespës janë dy ishujt Maligradi, në territorin shqiptar dhe Golemgradi në territorin maqedonas. Maligradi është i famshëm për kishën shekullore, por dhe Golemgradi si më i madh që është ka 7 kisha të vjetra.

Pelikani në liqenin e Prespës së Madhe po shtohet por po ashtu po bëhet edhe një mik i turistëve.