Monument kulture i kategorisë I, nis puna për restaurimin e Urës së Niçes

27

Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale ka miratuar projektin për kryerjen e ndërhyrjeve konsoliduese, restauruese në Urën e Niçës, në fshatin Niçë, Pogradec.

Ura e Niçës është një monument kulture i kategorisë I, punuar në gurë, që paraqet një seri problematikash. Projekti që i sapo miratuar parashikon kryerjen e ndërhyrjeve përforcuese në konstruksion, zëvendësimin e gurëve të dëmtuar, pastrimin e vegjetacionit etj.

Ura ndodhet mbi lumin e Niçës në rrethin e Pogradecit. Nga ana kronologjike kjo urë daton në shekullin XVIII.