“Mos hesht!”, sensibilizim për të drejtat e grave

112

Në kuadër të muajit mars që konsiderohet edhe muaji me në fokus gruan, Instituti i Shëndetit Publik zhvilloi një takim sensibilizues tek “Reja”, Tiranë me temën “Mos hesht!”.

Në takim ishin të pranishëm vajza, gra, studente të cilat diskutuan mbi ekspozimin e tyre ndaj situatave të dhunës si dhe pasojat negative që shoqërojnë situatat ku është e pranishme dhuna, por edhe impakti negativ që dhuna ka tek e gjithë shoqëria.

ISHP thotë se “sensibilizimi konsiderohet një mënyrë shumë efektive që dhuna të reduktohet, që viktimat e dhunës të ndërgjegjësohen për të dhe pasojat negative, por njëkohësisht edhe dhunuesit të ndërgjegjësohen lidhur me problemet që vijnë prej kësaj sjellje. Shoqëria gjithashtu, sensibilizohet që dhuna nuk duhet të ndodhë apo tolerohet”.