Mos u mërzitni nëse u ndërpritet interneti këto 48 orë, ja çfarë do të ndodhë në botë

117

Përdoruesit e internetit në gjithë botën do të përjetojnë shkëputje të linjës për 48 orët e ardhshme.

Koorporata e internetit (ICANN) do ndryshojë celësin kriptografik që ndihmon në mbrojtjen e servisit. Kjo është një masë e rëndësishme për të siguruar një DNS të qëndrueshëm dhe elastik.

Analisti i Grupit të Kërkimeve Mobile, Eldar Murtazin sqaroi se përdoruesit do kenë probleme me aksesin në disa burime dhe faqet e internetit do hapen me ngadalë.

Një tjetër analist i siguroi njerëzve se nuk duhet të frikësohen pasi softueri kryesor është përditësuar me sukses. Procedura e ndryshimit të celësit kriptografik është kthyer në nëvojë si rezultat i kërcënimeve që ndodhin nga hakerat në internet.