‘Moti i Madh’, Kosovë-Shqipëri ekspozitë për Gjergj Kastriotin

132

Muzeu i Kosovës hap sot ekspozitën “Moti i Madh” kushtuar Heroit të Kombëtar të shqiptarëve Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Ekspozita përmban statute, replika, gravura të autoreve të ndryshëm me anën e të cilave vizitorët njihen me momente nga jeta dhe betejat e Heroit Kombëtar, i cili ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese shqiptare, që udhëhoqi me vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane.

Kjo ekspozitë  është realizuar në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar.

Ekspozita do të jetë e hapur nga sot deri më 6 dhjetor.