Helikopterët dhe pilotët e Forcës Ajrore, kanë kryer disa operacione shpëtimi nga jugu në veri. Ndërhyrja e Forcave Ajrore ishte e domosdoshme pasi zonat kanë qenë të izoluara nga moti i keq
3 minatorë u evakuuan nga një minierë në Iballë të Pukës, ndërsa 3 persona të tjerë u shpëtuan në 3 operacione të ndryshme në Tepelenë, Koman dhe Arras të Kukësit.
Gjithashtu Forcat Ajrore ndërmorë një operacion edhe për shpëtimin e një gruaje në Fan të Mirditës.