Motorola, i pari smartphone që suporton 5G

302

Motorola prezantoi në Çikago modelin e ri, Moto Z3, smartphone i parë në botë që suporton 5G. Në të gjejmë procesorin Snapdragon 835, 4 GB RAM dhe 64 GB memorie të brendshme.

Smartphone është frymëzuar nga modelet që kanë dalë në muajt e fundit, korniza të holla në të gjitha anët dhe mungesa e notch në pjesën e sipërme.

Trupi i telefonit është super rezistent dhe është realizuar me alumin të përforcuar seria 6000, që e mbron atë nga goditjet dhe rëniet. Sa u përket karakteristikave, nuk janë më të mirat që gjenden te modelet “top” të gamës në treg: procesor Snapdragon 835, i cili ka dalë vitin e kaluar (sot gjejmë modele me procesor Snapdragon 845). Por pika e fortë e Moto Z3 është suporti i rrjetit 5G, që vitet e ardhshme do të jetë i pranishëm në gjithë qytetet kryesore të botës.