Mozaiku i Linit, mes historisë ilire dhe fshatit piktoresk (Fotot)

132

Mozaiku i Linit është monument kulturor i cili ndodhet në Lin , Pogradec. Është monument kulturor i mbrojtur me ligj . Ky mozaik u zbulua nga gërmimet në vitin 1969 që janë bërë në Lin të Pogradecit.

Gërmimet treguan për një vendbanim ilir, që i përket epokës së hekurit dhe vijnë deri në mesjetën e hershme. Nga mozaikët e zbuluar në këtë vend, bie në sy pasuria nga një dekor i larmishëm zoomorf, bimor e gjeometrik, me vlera të shquara artistike.

Mozaikët nga ana artistike ngjajnë me stilin e një trevë të gjerë ballkanike, që përfshinte qytete si Dyrrahu, Stobi, Tesaloniku, etj.

Mozaiku i bazilikës së Linit, i cili daton në mesin e mijëvjeçarit I dhe dëshmon mbi historinë e hershme të zonës është i hapur për vizitorët dhe po tërheq vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj.