Mund të përfitosh një bursë për të studiuar në Francë, ja kushtet dhe si të aplikoni

86

Ambasada franceze fton të gjithë studentët që kanë dëshirë të aplikojnë në programin e bursave shtetërore për master dhe doktoraturë për vitin e ri akademik, 2019-2020. Universiteti i Tiranës ka publikuar njoftimin nga ambasada franceze, e ndërkohë që tregon kushtet dhe hapat që duhen ndjekur për të bërë aplikimin e saktë me linqet ku duhet aplikuar.

Bursat kanë një kosto. Bursat për master variojnë në 700 euro në muaj dhe përfshin pagesën mujore, sigurimet shoqërore dhe asistencën për të kërkuar strehim.

Ndërsa bursat për doktoraturë 1060 euro dhe përfshin ndjekje 15 muaj të shpërndara në 3 vite akademike, sigurimet shoqërore dhe pagesën mujore. Ambasada franceze thekson se prioritet do të kënë të rinjtë që janë të arsimuar në fusha që kanë të bëjnë më klimën, biodiversitetin, mjeksinë, energjinë dhe migracionin.