Mundësi për fermerët, hapen aplikimet për grante nga IPARD II. Kush përfiton dhe afatet

95

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural e Shqipërisë (AZHBR) njofton Thirrjen e Katërt për dorëzimin e aplikimeve në kuadër të Programit IPARD II.

AZHBR bën të ditur se në këtë thirrje mbështetet Masa 7 në sektorët: turizmi rural dhe i natyrës, si dhe punimet e artizanatit dhe industria e manifakturës.

Dorëzimi i aplikimeve fillon nga data 10 janar 2022 deri në datën 25 shkurt 2022.

AZHBR fton të gjithë fermerët dhe subjektet që operojnë në sektorin rural, të aplikojnë për të përfituar mbështetje financiare grant deri në 65 % të vlerës së investimit, nga programi IPARD II.

Mbështetja financiare është mundësia që jepet gjithkujt, për të marrë më të mirat e tokës, të zhvillojë më tej traditën, të ketë energji elektrike nga burime të diversifikuara apo të shndërrojë talentin në biznes, duke zgjedhur të ndërtojë bujtinën e vet.

“Apliko të marrësh mundësinë që të jepet për të zhvilluar më tej biznesin rural. Të ardhmen tënde e ndërton ti”, thuhet në njoftimin e AZHBR teksa rikujton subjektet që, “afati i fundit i pranimit të aplikimeve është data 25 shkurt 2022, ora 16:30”.