Mundësi studimi në akademitë ushtarake në SHBA. Hapen aplikimet, ja kriteret

31

18 të rinj nga Shqipëria do të kenë mundësi të bëhen pjesë e akademive më të mira ushtarake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Qendra e Personel Rekrutimit ka hapur aplikimet për përzgjedhjen e 6 kandidatëve për çdo Akademi Ushtarake (Akademinë e Forcave Ajrore, Akademinë e Forcave Detare dhe Akademinë West Point) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për vitet akademike 2022-2026.

Kandidatët e përzgjedhur do të jenë pjesë e seleksionimit të mëtejshëm nga vendi pritës. Të gjithë të rinjtë nga mosha 18 vjeç deri në 22 vjeç mund të aplikojnë deri më 15 nëntor.

Ata do të kalojnë 4 teste përpara përzgjedhjes në SHBA, që nga ai i gjuhës së huaj, testin fizik, atë intelektual dhe testin psikologjik.