Mundësia për maturantët që duan të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura, afati i aplikimit

18

Maturantët kanë mundësi që deri më 3 gusht të aplikojnë online për t’u bërë pjesë e Akademisë së Forcave të Armatosura.

Akademia e Forcave të Armatosura është një mundësi fantastike për studimet tuaja të larta. Përzgjidhni një nga 3 degët e bachelorit të ofruar nga kjo akademi: Shkenca Ushtarake, Navigim dhe Komandim Detar në Fushën e Mbrojtjes dhe Teknologji Informacioni në Fushën e Mbrojtjes.

Afatet e aplikimit për raundin e parë janë 29 korrik deri në 3 gusht – aplikimi bëhet online përmes portalit.