Muzeu Arkeologjik i Durrësit me audioguidë, në dy gjuhë

16

Muzeu Arkeologjik i Durrësit i shtohet muzeve që ofrojnë shërbimin e audioguidave.

Tashmë vizitorët mund të shijojnë jo vetëm objektet arkeologjike që kanë udhëtuar përmes shekujve, por edhe historinë e tyre.

Audioguida përbëhet nga 44 qëndrime, me një kohëzgjatje prej 35 minutash, si një ftesë e bukur për të gjithë vizitorët.

Audioguida në Muzeun Arkeologjik të Durrësit ofrohet në 2 gjuhë.

Sistemi i audioguidave po aplikohet po ashtu edhe në muzetë e tjerë, sitet turistike dhe kulturore, duke pasuruar eksperiencën e vizitorëve të tyre.