Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë, ndër ndërtesat më të mira në të gjithë botën

853

 

Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë, edhe pse ka vetëm 4 muaj që ka hapur dyert për vizitorët, është renditur në listën e ndërtimeve më të mira në të gjithë botën.

Ky projekt është përzgjedhur si kandidat për çmimin “Ndërtesa më e mirë e vitit 2017 / Arkitektura kulturore” nga platforma më e njohur ndërkombëtare e arkitektëve, “ArchDaily”, mes 350 ndërtesave të tjera.

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, falë ndërtimit bashkëkohor dhe vlerave që bart, është një ndër destinacionet më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore, duke numëruar rreth 6.000 vizitorë në 4 muaj.

Në godinën e re të Muzeut, të ideuar nga arkitekti austriak Peter Willson janë ekspozuar rreth 400 ikona, nga të cilat 250 i prezantohen publikut për herë të parë. Mënyra e ekspozimit vjen në një frymë bashkëkohore, me një rend kronologjik të zhvillimit të mjeshtërisë ikonografike në Shqipëri.

Burimi: Top Channel