Muzeu Historik Kombëtar, ekspozohet për herë të parë kostumi i Nënë Terezes

307

Kostumi i Nënë Terezës është ekspozuar për herë të parë për publikun në Muzeun Historik Kombëtar, pjesë e fondeve të Institutit të Antropologjisë dhe Studimit të Artit, e dokumentuar dhe regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Pasurive Kulturore në QKIPK. Në kuadrin e zhvillimit të aktiviteteve për ditën e lumturimit të Nënë Terezës, Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, Bashkia e Tiranës dhe Agjencia për Zhvillim Rajonal 2 , hapi ekspozitën një ditore: “Trashëgimi kulturore nga vendi i Nënë Terezës”, me kuratore: Prof. dr. Afërdita Onuzi.
Në ekspozitë u paraqiten objekte nga trashegimia kulturore e dy qendrave më të zhvilluara politike-ekonomike-tregtare dhe kulturore shqiptare të shek XIX dhe fillimi i shek XX; Shkodrës- vendlindja e babait të Nënë Terezes dhe Prizrenit- vendlindja e nënës së Nënë Terezës.

14590464_1835635446648956_7849277871990817453_n 14656285_1835635426648958_7453607113384082191_n