Muzeu Historik, projekt 1 milion euro me agjencinë japoneze JICA

3

Nisi sot zyrtarisht fillimi i zbatimit të “Projektit për Përmirësimin e Pajisjeve për Konservimin, Restaurimin dhe Mjedisin Ekspozues të Muzeut Historik Kombëtar”, projekt i aplikuar nga Muzeu Historik Kombëtar në Agjencinë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA).

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, dr. Dorian Koçi, priti sot në një takim pune Yohei Otomo, ndihmësdrejtori i seksionit të JICS, Japan International Cooperation System.

Muzeu Historik Kombëtar është institucioni i parë kulturor që fiton një projekt me grant nga JICA, Japan International Cooperation Agency.

Prej mëse 4 vitesh stafi i Muzeut Historik Kombëtar me mbështetjen edhe të zyrës të JICA në Shqipëri, ka punuar për aplikimin në “Projektin për Përmirësimin e Pajisjeve për Konservimin, Restaurimin dhe Mjedisin Ekspozues të Muzeut Historik Kombëtar”, projekt i cili kap vlerën rreth 1 milion euro.

Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë vijon të mbetet një prej atraksioneve kulturore dhe historike më të vizituara në kryeqytet. Në 2022 ky muze mirëpriti 55,306 vizitorë.

/ata.gov.al