Kemi dëgjuar për muze të ndryshëm që nga ai i kafshëve e deri tek historitë e vendeve, por një muze të pjatave të vjetra? Bëhet fjalë për mijëra pjata shumë prejt ë cilave më shumë se një shekull të vjetra që shfaqen në një dyqan në Nju Jork.
“Ky është një koleksion enësh që ne fjalë për fjalë e kemi gërmuar nga Bowery në New York City 36 vjet më parë”, tha themeluesja e dyqanit, Julie Gaines.
“Kur i gjetëm këto pjata kishin atje 75 vjet. Bowery ishte distrikti i furnizimit me restorante në qytetin e Nju Jorkut. Pra, nëse, për shembull, do të kishit një restorant, nuk do të shkonit në fabrikën që prodhonte ato, por do të shkoje te shitësi me shumicë, tek njerëzit që e furnizonin dhe do të merrje pjatat për restorantin tënd. Dhe nuk është se kam dashur ndonjëherë të kem një dyqan enësh. Kur i gjetëm, pamë se këto ishin pjesë me rëndësi historike”.
Ndërsa Gaines dhe bashkëshorti i saj i atëhershëm David Lenovitz shëtisnin nëpër Bowery në 1987, një vit pasi hapën dyqanin e tyre muze, ata shkuan tek dyqani i furnizimeve të restoranteve, me menaxherët duke hapur nën bodrumet e tyre të mbushura me enë, duke menduar se ishin të gjitha mbeturina.
“Ishte e pabesueshme. Ne ishim në vendin e duhur në kohën e duhur”, tha Gaines. Muzeu i vogël por i fuqishëm i pjatave nuk përfshin më shumë se 300 metra katrorë dhe asnjë nga artikujt nuk është në shitje.
Pjatat dhe gotat e forta janë bërë për industrinë ushqimore. “Cilësia është e pabesueshme dhe forma është jo poroze dhe e tejdukshme, dhe ka me të vërtetë gjëra të shkëlqyera. Gaines tha se shikimi i pjatave dhe gotave është një pjesë e rëndësishme e historisë amerikane, një histori se si amerikanët darkojnë.
Shumë njerëz nuk mendojnë nëse shkoni në një darkë dhe pini një filxhan kafe, njerëzit nuk mendojnë se kush e bëri atë dhe nga është dhe sa njerëz e kanën prekur. Për shkak se shumë nga këto gjëra, shkojnë në një fabrikë dhe janë bërë me kaq shumë dashuri. Ka kaluar në duart e shumë njerëzve para se të arrinte në produktin përfundimtar. “Unë e kam një vlerësim të madh për këtë. Mendoj se kjo është një gjë ne përpiqemi të ndajmë në muze.”, thotë ajo.
/a2news.com