“Muzeu im”, projekti që përfshin në ekspozitë këdo që ka objekte të vjetra

367

14963257_1289425041120266_3594172299121615767_n

A keni ndonjë unazë që jua ka lënë pas gjyshi apo gjyshja? Ndonjë vazo të vjetër në shtëpi? Apo çdo objekt tjetër që posedoni dhe vjen nga e shkuara e largët?

Muzeu Historik Kombetar ju fton çdo të premte, të merrni këto objekte dhe t’i prezantoni në ambientet tona duke u bërë kështu pjesë të projektit “Muzeu im”. Kushdo që dëshiron të bëhet pjesë e këtij aktiviteti atraktiv është i ftuar, bashkë me objektin e tij për ta prezantuar atë. Objektet që do të sillni normalisht që do t’i merrni sërish.