“Muzeu lëvizës”, një autobus me objekte të trashëgimisë kulturore

47

“Muzeu lëvizës” udhëtoi sot, pranë nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Bërzhitë” në Njësinë Administrative Bërzhitë.

Një autobus i zakonshëm u kthye në një ekspozitë, ku nxënësit u njohën me historikun e disa prej objekteve të trashëgimisë kulturore.

Ekspozita e “Muzeut Lëvizës” përmbante riprodhime nga koleksionet muzeore të ruajtura në fondet e Muzeut Historik Kombëtar, të cilat i përkasin periudhave të ndryshme historike.

Midis tyre nxënësit mundën të gjejnë vazo nga antikiteti, vegla muzikore, kostume popullore etj. 

Nёpёrmjet këtij projekti synohet që, koleksioni tё bёhet i njohur pёr njё publik mё tё gjerё, pёr tё bёrë njё lidhje mё domethёnёse me objektin, nё tё njёjtёn kohё duke kontribuar nё forcimin e identitetit tё muzeut, duke përfshirë bashkëpunimin me qytetarët, komunitetin e shoqërinë në ndërgjegjësimin e të rinjve për ruajtjen e trashëgimisë sonë.