Muzeu “Marubi” Thyen Rekorde Vizitueshmërie në 2024

3

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” raportoi vitin më të suksesshëm që nga hapja, me 22,534 vizitorë në 2024, një rritje prej 17.3% krahasuar me 2023. Shqiptarët përbëjnë 33% të vizitorëve, ndjekur nga francezët (11.2%), italianët (9.5%), gjermanët (8.7%) dhe anglezët (5.4%).

Në dhjetor 2024, u hap ekspozita “Eveningside” nga Gregory Crewdson, kuruar nga Jean-Charles Vergne, duke tërhequr artdashësit e fotografisë.

Muzeu ruan trashëgiminë e “Foto-Studio Marubbi-it”, themeluar në 1856 nga Pietro Marubbi. Për 2025, “Marubi” planifikon programe dhe nisma të reja për fotografinë.

Referenca: ata.gov.al