Muzeu “Onufri” në Berat, tashmë me sistem audioguidë në katër gjuhë

55

Është përuruar sistemi audioguidë në katër gjuhë në muzeun “Onufri”.

Turistët do të kenë shansin të zbulojnë muzeun dhe kryeveprat e tij, duke ndjekur ritmin që i përshtatet atyre, përmes gjuhëve shqip, italisht, anglisht dhe gjermanisht. E teksa narracioni përcjell informacionet më interesante mbi muzeun dhe kryeveprat e shfaqura në të, nuk do të mungojnë efektet zanore të studiuara për të të katapultuar menjëherë në periudhën e Onufrit apo ikonografëve të tjerë me emër.

Projekti i dixhitalizimit u implementua  nga Projekti IntoAlbania, me bashkëpunimin e ngushtë të Muzeut “Onufri”, që dha ndihmesën në të gjitha hapat e projektit.

Kjo ndërhyrje do të sjellë një eksperiencë krejtësisht të re të turistëve në këtë muze.