Falë skemës së re mbështetëse për bujqësinë, mund të aplikojnë tashmë edhe online në shërbimin e ri në e-Albania, për të përfituar NAFTË FALAS.
Sipas njoftimit shërbimi elektronik “Aplikim për skemën e karburantit për bujqësinë”, mundëson aplikimin online për të përfituar nga skema e karburantit për bujqësinë, për të gjithë fermerët me NIPT fermeri ose subjekteve me NIPT tregtar (persona fizike apo juridikë) me veprimtari të prodhimit bujqësor, të cilët kanë në pronësi apo në përdorim/me qira tokë bujqësore, disponojnë ferma në madhësi jo më pak 0.4 Ha, e përbërë nga parcela me sipërfaqe jo më pak se 0.1 Ha secila, si dhe që punojnë tokën dhe i shërbejnë kulturave bujqësore me mjete të mekanizuara.
Në portalin e-Albania shkruhet se nëpërmjet kësaj mbështetje, fermerët do të mund të përfitojnë mesatarisht nga 70-100 L naftë falas për çdo hektarë tokë të mbjellë, në varësi të kulturave bujqësore dhe se aplikimet për të përfituar naftë falas për punimet e mekanizuara nisin nga data 15 Janar deri në datën 25 Shkurt 2021.
Linku në e-Albania këtu!