Nafta pa taksa për bujqësinë, AZHBR: Deri tani, 19.412 fermerë përfitues

5

Vijon shpërndarja e kartave të naftës falas për fermerët nga Skema Kombëtare e Mbështetjes 2023.

Deri tani janë 19,412 fermerë përfitues, të cilët janë pajisur me kartën e naftës për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi, për një sasi prej 4,138,198 litrash, njoftoi sot Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR).
Nëpërmjet kësaj mase, e cila ka për qëllim uljen e kostove, fermerët përfitojnë mesatarisht 70-100 litra naftë falas për çdo hektar tokë të mbjellë, në varësi të kulturave bujqësore.

Sipas AZHBR-së, interesi i fermerëve për të përfituar nga Skema Kombëtare është tejet i lartë dhe kjo falë mbështetjes financiare për këtë sektor, që ka qenë çdo vit në dispozicion të tyre.

Skema e mbështetjes për naftë falas vijon për të tretin vit radhazi me një buxhet prej 1.4 miliardë lekë.

Sasia e naftës së përcaktuar mund të tërhiqet deri në datën 31 dhjetor 2023.
/ata.gov.al