Nafta shqiptare ‘pushton’ tregjet ndërkombëtare, 39 miliardë lekë nga eksportet këtë vit

105

Eksportet e naftës u rriten me ritme të shpejta këtë vit sipas të dhënave mbi tregtinë e jashtme të raportuara nga INSTAT.

Për 11 mujorin 2018  eksporti i lëndëve djegëse që përfaqësohet kryesisht nga nafta që prodhohet në vend u rrit me 80 për qind.

Vlera e eksporteve në periudhën janar-nëntor arriti në 39 miliardë lekë nga 21.7 miliardë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Eksporti i naftës u nxit së fundmi edhe nga kërkesa më e lartë në tregjet e Kosovës. Si rrjedhojë e rritjes së tarifave doganore 100% me Serbinë një pjesë e naftës që më parë importohej nga tregjet e Serbisë ka nisur te importohet nga Shqipëria.

Eksporti i naftës dhe nënprodukteve të saj në Kosovë u rrit me 29% këtë vit.