Ndahen 10 apartamente sociale për gratë kryefamiljare në nevojë të Patosit

233

Dhjetë gra kryefamiljarë në qytetin e Patosit do të jetojnë së bashku me fëmijët e tyre në apartamente që ndodhen në një godinë të përshtatur enkas për to.

Bashkia i dorëzoi ditën e djeshme çelësat e apartamenteve të tyre grave kryefamiljare, të cilat pas vështirësive që kanë hasur në jetën e tyre, tashmë kanë një strehë të sigurt ku të të jetojnë së bashku me fëmijët e tyre.